AA
Gjigandi amerikan Apollo Global Management do të ishte në një fazë të avancuar të negociatave për të blerë shumicën e aksioneve në Atletico Madrid.
Transaksioni, nëse finalizohet, do të shënonte debutimin e grupit të Nju Jorkut në botën e futbollit dhe do ta vendoste atë në listën në rritje të fondeve të kapitalit privat që po fitojnë hapësirë midis klubeve kryesore evropiane.
Sipas raportimeve nga Financial Times, Apollo po negocion me aksionerët kryesorë të Atletico Holdco, kompania që mban rreth 70% të kapitalit të klubit.
Ndër palët e përfshira janë CEO Miguel Angel Gil Marin, presidenti Enrique Cerezo dhe fondi Ares Management, gjithashtu amerikan. Në të njëjtën kohë, bisedimet janë duke u zhvilluar edhe me Quantum Pacific, kompania mbajtëse me bazë në Londër e kontrolluar nga miliarderi izraelit Idan Ofer, e cila zotëron pak më shumë se 27% të aksioneve.
Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës
Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të
Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste