AA
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është përshëndetur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së vendosjes së bustit të heroit Afrim Zhitia.
I pyetur nga VOX Kosova për raportet e tij me Kurtin, Ahmeti tha se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të këqija me institucionet dhe udhëheqësit e Kosovës.
“Unë asnjëherë s’kam pasur raporte të këqija me asnjë institucion e as me asnjë udhëheqës të Kosovës. Varet prej të tjerëve se si i ndërtojnë ato raporte. Unë raportet i kam pasur gjithmonë me institucionet e Kosovës”, u shpreh Ahmeti. (INA)
Presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova,deklaroi se Bullgaria nuk do të heqë dorë nga bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Kanë kaluar gjashtë javë, ndërsa ende nuk është publikuar një analizë e plotë, zyrtare dhe e nënshkruar për cilësinë e
VLEN ka reaguar sërish lidhur me tragjedinë e Tetovës, duke kërkuar përgjigje nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe sqarime