
Bullizmi në epokën e rrjeteve sociale – thirrje për përgjegjësi prindërore
Shekulli 21 – koha e rrjeteve sociale, por edhe e përgjegjësisë prindërore!!
Rrjetet sociale për fat të keq janë shndërruar në mjete për fyerje, përbuzje dhe bullizëm ndaj atyre që perceptohen më të dobët.
Dhe këtu, faji më i madh bie mbi prindërit – ata që nuk arritën t’i mësojnë fëmijët si të sillen, si të respektojnë, si të jenë njerëz!!
E më e dhimbshmja është se kur fëmijët e tyre vuajnë nga bullizmi, disa prindër nuk u qëndrojnë pranë, por përkundrazi i keqtrajtojnë edhe më shumë.
Prindër të nderuar, ajo koha kur “e rrihje fëmijën për të mbrojtur dinjitetin tënd” ka kaluar.
Edukimi nuk bëhet me dhunë, por me dashuri dhe përkujdesje. Përmbushni boshllëqet prindërore me kohë jo kur të jetë tepër vonë!!!
Ngjarja e fundit, ku një e re vendosi t’i japë fund jetës për shkak të bullizmit, është një thirrje që duhet të na zgjojë të gjithëve.
Askush nuk ka të drejtë ta shkatërrojë jetën e tjetrit për të ushqyer egon e vet!
Linda Iseni Koka