AA
Taravari: VMRO përmes vasalëve shqiptarë po tenton ta demobilizojë votën shqiptare
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po përdor “vasalë shqiptarë” për të dekurajuar daljen në zgjedhje të votuesve shqiptarë në disa komuna.
Sipas Taravarit, kjo strategji synon që shqiptarët të mos mobilizohen, duke u thënë se në Likovë, Gostivar dhe Vrapçisht fituesit tashmë janë të sigurt.
“Jo, përkundrazi, duhet maksimalisht të mobilizohemi si asnjëherë më parë. Dalim votojmë dhe ia dërgojmë porosinë Mickoskit: shqiptarët mendojnë kështu”, ka theksuar Taravari.
Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të vendosur dhe të marrin pjesë masivisht në votime, duke theksuar se kjo është mënyra më e fortë për të treguar vullnetin e tyre politik. (INA)
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ka vlerësuar përpjekjet e vendit për përmirësimin e cilësisë së
Lidhja Shqiptare (LSH), e kryesuar nga Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me
Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera të ish-funksionarëve