AA
Bashkimi Demokratik për Integrim në një postim në Facebook shpreh indinjatën më të thellë për vendimin skandaloz që uniformat e reja të policisë të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Ky akt është shkelje flagrante e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe e ligjit për përdorimin e gjuhëve, që garanton barazi dhe dygjuhësi në institucionet shtetërore, e veçanërisht në uniformat e policisë.
Ky nuk është një rast i izoluar, por vazhdimësi e politikës diskriminuese të VMRO-DPMNE-së, e cila tashmë ka iniciuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Ajo që e bën edhe më skandaloze është heshtja servile e partive shqiptare në pushtet, të cilat kanë pranuar të bëhen vasalë të politikave anti-shqiptare, duke e shkelur dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve për interesa të ulëta politike, thanë BDI.
Uniformat e njëgjuhëshe nuk janë thjesht veshje. Ato janë simbol i identitetit të shtetit, i barazisë dhe i respektit. Kur ligji kërkon dygjuhësi dhe Qeveria imponon njëgjuhësi, kjo është dëshmi e humbjes së sovranitetit politik të partive shqiptare që sot janë pasqyra e interesave të VMRO-së.
BDI e bën të qartë: shqiptarët nuk do të pranojnë poshtërime të tilla. Ligji është i qartë, në komunat ku shqiptarët janë së paku 20%, çdo institucion shtetëror është i obliguar të përdorë gjuhët zyrtare, përfshirë uniformat dhe komunikimin publik.
Kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi diskriminues; zëvendësimin e uniformave të policisë me mbishkrime dygjuhëshe, sipas ligjit dhe kërkim falje publike nga partitë shqiptare në pushtet, që e aprovuan këtë turp.
Barazia nuk është luks, është detyrim ligjor, moral dhe kombëtar. BDI nuk pranon kompromis me dinjitetin. Shqiptarët kanë sakrifikuar për barazi dhe ky vendim i turpshëm do të rrëzohet.
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz lidhur me siç thonë, shkelje të rënda që shumica parlamentare ka kryer në
Pavarësisht kritikave dhe akuzave të opozitës se nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshovski ka shkelur ligjet dhe rregulloren duke mos e
Në seancën e sotme për pyetje deputetësh në Kuvend, është zhvilluar debat i ashpër mes kryeminsistrit, Hristijan Mickoski, ministrit për