AA
Çështja e mbishkrimit të uniformave dhe emblemave të policisë në dy gjuhë do të rregullohet përmes një tenderi të posaçëm.
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, tha se duke u bazuar në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, uniformat dhe bexhat e policisë në komunat me shumicë shqiptare do të jenë në dy gjuhë, ashtu si te zjarrfikësit dhe shëndetësia.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, theksoi se prokurimi publik është bërë në përputhje me ligjin dhe me rregulloren e miratuar që nga viti 2018, duke shtuar se “BDI kishte mundësi në të kaluarën ta zbatojë këtë ligj”.
Sipas tenderit të fundit të shpallur nga MPB-ja, në pjesën e pasme të xhaketave duhet të shkruajë “ПОЛИЦИЈА” në alfabetin cirilik. Ligji për përdorimin e gjuhëve përcakton se uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe shëndetësisë në Shkup dhe në komunat ku së paku 20% e qytetarëve flasin një gjuhë tjetër zyrtare, duhet të jenë të shkruara si në maqedonisht, ashtu edhe në gjuhën e tyre amtare.
Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin Klinik të Tetovës, prej ku tha se ka përfunduar procesi i punësimit
Më 26.08.2026 (e mërkurë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit