AA
Kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka vlerësuar rëndësinë e Bojanës dhe traditën e saj të kultivimit të rrushit, duke e cilësuar si një pasuri të çmuar për gjithë rajonin.
“Nga Bojana e Dervenit, i gjithë rajoni shijon rrushin më të ëmbël, i cili ka fituar emër falë duarve të palodhura të bojanalive dhe angazhimit historik të Selim Bojanës. Ky është trashëgim i çmuar që e bën Bojanën jo vetëm sinonim të mikpritjes, por edhe zemër të prodhimit bujqësor të komunës sonë,” tha Ramadani.
Ai u zotua se, si menaxhment i ardhshëm i komunës, do të asistojë vreshtarët e Bojanës me projekte moderne për ujitje me sistem “pikë për pikë” dhe për qasje të drejtpërdrejtë në rrjetin elektrik, duke garantuar efikasitet dhe rritje të prodhimtarisë.
“Panoramat e Bojanës janë unike, ndërsa angazhimi ynë është i sinqertë dhe i vendosur, ta kthejmë këtë pasuri natyrore dhe historike në motor të zhvillimit bujqësor e turistik të Sarajit,” shtoi Ramadani. (INA)
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) organizoi protestë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nën moton “Luftojmë
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar sërish duke kërkuar sqarime dhe veprime institucionale lidhur me një vendim të drejtorit
Policia e Maqedonisë së veriut ka arrestuar shtatë persona nën pretendimin se dyshohen për tentativë djegieje të një objekt fetar