AA
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të bisedojë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë të enjten teksa Trump ka dhënë indikacione se pezullimi i shitjeve të avionëve luftarakë për Ankaranë mund të hiqet së shpejti.
Gjatë mandatit të parë të Trumpit, SHBA-ja pati larguar Turqinë nga programi i saj i avionëve luftarakë F-35 pasi kishte pranuar një sistem të mbrojtjes ajrore nga Rusia. Zyrtarët amerikanë shqetësoheshin se sistemi rus mund të përdorej për të mbledhur të dhëna mbi kapacitetet e F-35-shit dhe se ato mund të binin në duart e Rusisë.
Por, javën e kaluar Trumpi i dha shpresë Turqisë se kjo çështje mund të zgjidhej së shpejti, raportoi AP.
“Po punojmë në shumë marrëveshje tregtie dhe ushtarake me presidentin, përfshirë blerjen e madhe të avionëve Boeing, një marrëveshje të madhe me F-16, dhe vazhdimin e bisedimeve për F-35, për të cilën presim të përfundojë pozitivisht”, ka shkruar Trump.
Vizita do të jetë e para për Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2019.
Zyrtarët amerikanë kanë ngrehur shqetësime për çështjen e të drejtave të njeriut në Turqi nën udhëheqjen e Erdoganit dhe lidhjet e shtetit me Rusinë. Tensionet mes Turqisë dhe Izraelit, një aleat i Amerikës, mbi Gazën dhe Sirinë herë pas here i ka vështirësuar po ashtu marrëdhëniet me Turqinë.
Erdogani e ka bërë të qartë se do heqjen e pezullimit të blerjes së avionëve F-35. Zyrtarët turq kanë thënë se tashmë kanë bërë pagesa prej 1.4 miliardë dollarësh për avionët.
Që nga dita e parë e kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioritet më i lartë. Gjatë dy
Moti sot do të jetë me diell dhe të nxehtë, me temperatura deri në 38 gradë celsius. Temperaturat minimale të
Pas informacionit se dy automjete në pronësi të avokatit nga Shkupi, Asmir Alispahiq, janë djegur, Ministria e Punëve të Brendshme