AA
Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Zejd Rexhepi në një konferencë për media në Kuvend, tha se Maqedonia është shtet i paradokseve, ku gjykata kushtetuese voton kundër gjykatës kushtetuese, ku qeveria është kundër kushtetutës dhe ligjeve.
“Sot apo dje e kuptuam edhe deklaratën e kryeministrit i cili para disa ditëve deklaroi se disa gjykatës dhe prokurorë janë të kapur nga zyrat e Bihaçkës dhe Reçicës së Vogël. Shumë e qartë! Por këtë do e komentoj ndryshe. Nëse disa qenkan të kapur nga këto dy qendrat atëherë i bie se të gjithë tjerët prokurorë dhe gjykatës janë të kapur nga Pallati i Bardhë i VMRO-së”, tha Rexhepi.
Ai tha se arsyetimi i gjykatësve ishte skandaloz, mbi gjitha arsyetimi i gjykatëses Kacarska.
“Ky arsyetim i tyre, më të vërtet le t’ju qëndroje në turpin e tyre sepse kjo qeveri po vazhdon të dëshmojë se intencën e ka de-shqiptarizimin e vendit, intencën e ka uljen e fuqisë politike të shqiptarëve, përbuzjen e mërgatës shqiptare, intenca e tyre është që me çdo kusht ky shtet të jetë monoetnik maqedonas dhe pastaj mund të vijnë të tjerët me radhë”, u shpreh Rexhepi, raporton SHENJA.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale