AA
Gjykata penale e Parisit ka dënuar me 5 vjet burg ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy. Sarkozy u shpall fajtor për konspiracion kriminal në lidhje me përdorimin e fondeve të paligjshme nga ish-udhëheqësi libian, Muammar Gaddafi, për financimin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.
Gjykata e liroi Sarkozy-n nga të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës. Megjithatë, ai u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 100,000 eurosh.
Hetimi filloi në vitin 2013, pas deklaratave të Saif al-Islam Gaddafi dhe biznesmenit libanez Ziad Takieddine, të cilët pretenduan se fushata e Sarkozysë kishte marrë miliona euro nga qeveria libiane. Gjyqtarja Nathalie Gavarino theksoi se Sarkozy kishte lejuar ndihmësit e tij të kontaktonin zyrtarët libianë për të siguruar mbështetjen financiare.
Në këtë rast u përfshinë edhe ish-ministrat e brendshëm, Claude Gueant dhe Brice Hortefeux, të cilët u shpallën fajtor për korrupsion dhe konspiracion kriminal. Gruaja e Sarkozisë, Carla Bruni-Sarkozy, u akuzua për fshehje të provave dhe bashkëpunim, të cilat ajo i mohon.
Kjo nuk është përballja e parë e Sarkozysë me drejtësinë. Ai është dënuar më parë për korrupsion dhe për financim të paligjshëm të fushatës në çështjen e njohur si “afera Bygmalion”. Përveç pasojave ligjore, dënimet i kanë kushtuar edhe humbjen e dekoratës së Legjionit të Nderit.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e
Prorektori i Universitetit Nënë Tereza, Bunjamin Bela, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se javën tjetër do të ketë takim
Sonte, në emër të Qeverisë, kryeministri Hristijan Mickoski, organuzoi iftar, për siç deklaroi ai “një moment bashkimi, respekti dhe lidhjeje