AA
Sot në Maqedoninë e Veriut hynë në fuqi ndryshime të reja në Ligjin për sigurinë në komunikacion, të cilat parashikojnë gjoba për përdorimin e telefonit celular dhe kufjeve nga këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e trotinetëve, përcjell INA.
Gjoba për kalim në vendkalim për këmbësorë me telefon në dorë ose në vesh është 40 euro, ndërsa përdorimi i pajisjeve elektronike gjatë vozitjes së trotinetit ose motorit do të ndëshkohet me 50 euro.
Këmbësorët janë të obliguar të lëvizin me kujdes dhe të mos përdorin pajisje që ulen vëmendjen gjatë kalimit të rrugës ose shtigjeve për çiklistë.
Qysh në njoftimin për këto masa u hap një debat publik. Qytetarët janë të ndarë; disa thonë se është mirë të vendoset rend pasi edhe këmbësorët kanë tepruar, ndërsa të tjerë mendojnë se përveç gjobave duhet të mendohet edhe për edukimin e këmbësorëve, si dhe për përgjegjësinë e tyre personale.(INA)
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë është plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe
Nga LSDM thonë se “koalicioni i tenderit i Hristijan Mickoskit po shpërbëhet para syve të qytetarëve”. Sipas LSDM-së, në vend
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski njoftoi fillimin e negociatave për marrëveshje të re kolektive dhe rritje të pagave për pjesëtarët