AA
Kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, në hapjen madhështore të shtabit në nën-degën Teli të Gazi Babës, deklaroi se fryma e ndryshimit është e pandalshme dhe se qytetarët tashmë kanë dhënë verdiktin e tyre.
“Fituesi tashmë dihet! Entuziazmi qytetar është tregues i qartë se ndryshimi po vjen me fuqinë e votës së Çairit. Energjia, përkrahja dhe vullneti i pathyeshëm i njerëzve na tregojnë se rruga drejt fitores është e sigurt”, u shpreh Mexhiti.
Ai theksoi se ky entuziazëm është garancia që më 19 tetor do të vuloset triumfi i madh i VLEN-it.
“Nga Teli, po dërgojmë një mesazh të fuqishëm: qytetarët janë të bashkuar, të vendosur dhe të gatshëm për të hapur kapitullin e ri të qeverisjes së drejtë, të përgjegjshme e të ndershme. Jemi një zë!”, shtoi Mexhiti. (INA)
Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh, sipas
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor
Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te