Lara Kolturi, e 12-të në Kronplatz të Italisë
Skiatorja me pasaportë shqiptare, Lara Kolturi beri një garë mjaft solide në Kronplatz të Italisë. Skiatorja 17-vjeçare u rendit në vendin e 12-të, një tjetër renditje në Top15.
Në vendin e parë u ndal kampionia e padiskutueshme Lara-Gut Behrami, ndërsa në vendin e dytë skiatorja nga Zelanda e Re, Alis Robinson dhe e treta ishte suedezja Hektor Sara.
E konsideruar edhe si pista më e vështirë në cirkuitin e Kupës së Botës, pista “Erta” ishte me shumë fat për Larën. Lëshimi i parë nuk shkoi shumë mirë për Larën, duke u renditur e 20-ta, por ajo rikuperoi në të dytën duke u renditur në dhjetëshen e parë.
Ndalesa e radhës për Larën është Kampionati Botëror i të Rinjve në Francë, ku presim medalje prej saj dhe të tjera rezultate pozitive.