AA
Diaspora nga Veleshta që jeton në Zvicër ka bërë të ditur se përkrah kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra.
Në një deklaratë publike, përfaqësues të diasporës theksojnë se ndihen të zhgënjyer nga premtimet e parealizuara të partive politike ndër vite, veçanërisht lidhur me çështjet infrastrukturore si uji dhe kanalizimi. Sipas tyre, qytetarët janë përballur vazhdimisht me fushata zgjedhore që ofrojnë të njëjtat zotime, të cilat nuk janë përmbushur.
Në deklaratë thuhet se kandidatura e Mendi Qyrës shihet si një alternativë ndaj “politikës së vjetër”. Ai përshkruhet si kandidat i pavarur, i cili vjen nga komuniteti lokal dhe nuk mbështetet nga parti politike.
Diaspora veleshtare në Zvicër apelon për mbështetje ndaj tij, duke theksuar nevojën për ndryshim dhe përfaqësim të ndershëm në drejtimin e Komunës së Strugës.
Me rishikimin e ri të buxhetit, shteti do të shpenzojë 179 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht.
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura. Nga këto, një
Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami, duke komentuar raportet e organizatave