AA
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka hapur sonte shtabin zgjedhor në lagjen Dizhon 1, ku ka deklaruar se “fituesi tashmë dihet” dhe se më 19 tetor pritet një ditë historike për qytetin.
Mexhiti u shpreh se mbështetja qytetare për kandidaturën e tij është e plotë dhe se fitorja e VLEN-it do të jetë “madhështore, sepse është fitore e qytetarëve që kanë vendosur të ecin përpara me dinjitet dhe shpresë”.
“Çairi është me ne! Çdo lagje, çdo familje, çdo i ri dhe çdo prind janë rreshtuar krah nesh, sepse e dinë se rruga jonë është e pastër dhe e ndershme, për t’i sjellë Çairit qeverisjen që meriton”, theksoi ai.
Mexhiti kritikoi kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për “interesa personale, pazare politike dhe përçmim ndaj njerëzve”, ndërsa shtoi se qytetarët tashmë u kanë kthyer shpinën.
Ai përfundoi duke thënë se 19 tetori do të shënojë “një fitore të madhe, që do të hapë një epokë të re për Dizhonin 1 dhe për Çairin”.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi i është përgjigjur sot paralajmërimeve për presione sindikale sa i përket pagës minimale
Deklarata e eurokomisares Marta Kos nuk ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut, ajo është e dhënë në një konotacion
MARKETING Rrjetet sociale dhe platformat online janë kthyer në një hapësirë gjithnjë e më të rrezikshme për fëmijët. Hulumtimi