AA
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, u bëri thirrje partive, kandidatëve dhe institucioneve që të zhvillojnë një garë të ndershme dhe demokratike. Ai apeloi për kulturë politike, shmangie të gjuhës së urrejtjes dhe keqpërdorimit të resurseve publike. Gashi theksoi se demokracia nuk matet me fitoren e një partie, por me dinjitetin e garës dhe respektin për qytetarët.
“I ndërgjegjshëm për detyrën unifikuese që kam, ndjej obligim të bëj një thirrje të qartë tek të gjitha subjektet politike, kandidatët dhe strukturat organizative, instituiconet dhe mediat, aktivistët dhe qytetarët: të tregojnë nivel të lartë të kulturës politike dhe qytetare. Të përmbahen nga çdo formë presioni, përdorimi i gjuhës së urrejtjes, propaganda polarizuese dhe nga keqpërdorimi i resurseve publike. Kuvendi tashmë është shprehur me unitet përmes Deklaratës së përbashkët për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Kujtoj që respektimi i kësaj Deklarate është një obligim moral e politik për secilin në këtë fushatë. Gara politike të zhvillohet në frymën e një demokracie të shëndetshme. Të jetë garë idesh e programesh- pa incidente, pa frikësime, pa fyerje apo denigrime. Qytetarët meritojnë respekt e demokracia kërkon përgjegjësi”, theksoi Gashi.
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e drejtësisë në Strugë. Në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta prokurori Xhemal
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologia e tij bullgare, Velislava Petrova-Çamova, pritet të takohen sot
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026. Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja