
Nxjerret i pajetë trupi i personit që ra në një bunar në Lybeniq të Pejës
Është nxjerrë i pajetë trupi i personit që ra në një bunar gjatë së dielës në fshatin Lybeniq të Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Ju njoftojmë se është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, bëri të ditur Gashi.
Për nxjerrjen e viktimës ishin angazhuar policia, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe zjarrfikësit.