
E reja nga Ferizaj, Qëndresa Musliu, historia e suksesit nga Kosova në Francë!
Qëndresa Musliu sapo u bë e para nga Kosova që përfundon Masterin në të Drejtën Publike me specializim në të Drejtën Ndërkombëtare, Europiane & Krahasimore në Universitetin Jean Monnet – një nga TOP 10 universitetet më të mira në Francë.
Ish-studente e UBT-së në të Drejtën Civile, ajo mësoi frëngjishten në Lyon dhe vazhdoi rrugëtimin akademik deri te kjo arritje historike.
Gjatë studimeve, kreu praktikë diplomatike në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt dhe kontribuoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Sot, Qëndresa nuk ndalet – ajo është pjesë e garës për Kuvendin Komunal (LDK 27), duke treguar se kombinimi i dijes dhe përkushtimit sjell ndryshim të vërtetë!