Osmani: Evropa duhet të investojë për t’i parandaluar taktikat destabilizuese të Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë të Danimarkës, ka thënë Evropa duhet të investojë në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë.
“Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Osmani në Facebook.
Prandaj, ajo vlerëson se “Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë”.