Juventusi merr masa për stolin e trajnerit, ofron Alegrit zgjatje të kontratës
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Juventusi dëshirojnë të takohen me trajnerin Masimiliano Alegrin përpara pranverës për të diskutuar në lidhje me të ardhmen, jo vetëm për të projektin e tyre të ri, për t’u rikthyer fuqishëm në Ligën e Kampionëve, por edhe për kontratën e tij. Aktualja përfundon në 2025.
Juve nuk dëshiron që të nis sezonin e ri me një trajner që i përfundon kontrata pas një viti, për këtë arsye janë të gatshëm të zgjasin bashkëpunimin me Allegrin.
Sigurisht, në këtë pikë duhet marrë parasysh edhe vullneti i trajnerit, mbi të gjitha tundimi për të drejtuar në Arabinë Saudite, me sheikët që janë të gatshëm të “veshin me ar” trajnerin e “Zonjës së Vjetër”.