Bardhi ka vendosur për të ardhmen e tij te skuadra e Trabzonsporit
Javët e fundit ka pasur shumë spekullime rreth largimit të Enis Bardhit nga skuadre turke e Trabzonsporit. Në mesin e skuadrave të interesuara ishin ato nga SHBA, Italia, Spanja, një ekip nga kampionati anglez i Ligës së Dytë, pastaj Gjermania, Emiratet e Bashkuara Arabe… Megjithatë Bardhi u dha fund të gjitha spekullimeve.
Mesfushori ka bërë të ditur se do të qëndrojë te klubi turk, të paktën deri në fund të sezonit dhe se nuk ka ndërmend të largohet tani, kur klubi turk është në këtë situatë.
“Nuk dua të largohem nga klubi në këtë situatë. Dua të qëndroj dhe të ndihmoj deri në fund të sezonit. Unë e dua këtë ekip”, thuhet se u tha Bardhi drejtuesve dhe stafit stërvitor të ekipit.
Enis Bardhi, së fundit ka qenë i rregullt në ekipin e parë të skuadrës turke.