Milani kërkon zëvëndësim për Zhirun, opsioni i parë kushton 50 mln euro
Skuadra e Milanit thuhet se është i interesuar për sulmuesin e Lajpcig, Benjamin Sesko për afatin kalimtar të verës, megjithëse slloveni nuk është i vetmi zëvendësues potencial për Olivier Zhiru. Sipas “Il Corriere dello Sport”, Sesko, 20 vjeç, raportohet të jetë ndër objektivat e “kuqezinjve” për sezonin e ardhshëm.
Zhiru dhe Luka Joviç shohin kontratat e tyre të skadojnë në verë dhe, pavarësisht nga e ardhmja e tyre, gjigantët e Serie A pritet të bëjnë një investim të madh në sulm. Francezi kërkohet nga klubet e MLS dhe edhe nëse ai qëndron në San Siro përtej verës, Milani nuk pret që të luaj me të titullar të rregullt, duke qenë se ai do të mbushë 38 vjeç në shtator.
Sipas “Il Corriere dello Sport”, Lajpcigu vlerëson Sesko në plotë 50 milionë euro. “Gazzetta dello Sport” kishte pretenduar më parë se Sesko ishte ndër objektivat e Milanit në sulm, së bashku me gjashtë sulmues të tjerë. “Kuqezinjtë” do të nënshkruajnë gjithashtu një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të verës.
“Corriere dello Sport” konfirmon se Alesandro Buonxhiorno do të jetë objektivi i tyre kryesor, pasi Torino refuzoi të shesë italianin në janar.