Blerant Ramadani: Zgjedhjet përfunduan, por rrugëtimi ynë jo!
Kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani ka reaguar në rrjetin social facebook pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Ramadani shkruan se zgjedhjet kanë përfunduar por jo edhe rrugëtimi. Sipas tij, beteja për idealet për drejtësinë dhe për dinjitetin e këtij vendi ka hyrë në një fazë të re.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Zgjedhjet përfunduan, por rrugëtimi ynë jo.
Sepse beteja për idealet, për drejtësinë dhe për dinjitetin e këtij vendi sapo ka hyrë në një fazë të re.
Unë e uroj kundërkandidatin për rezultatin dhe i dëshiroj sukses në shërbim të komunës sonë.
Por mbi çdo fitore numerike qëndron një fitore më e madhe, ajo e ndërgjegjes, e besës dhe e qëndrimit për të vërtetën.
Ne e dinim se kjo nuk ishte vetëm një garë politike, por një sprovë karakteresh, që do të tregonte kush qëndron për parime dhe kush i shet ato për interesa të çastit.