AA
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime spitalore bëjnë me dije për Euronews Albania se prej 11 ditësh ish-kryeministri ndodhet në reanimacion në një spital privat në kryeqytet.
Mësohet se Nano ka bërë vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi para 11 ditësh, është rikthyer ne jetë nga ekipi i mjekëve të spitalit privat. Aktualisht është në gjendje të rëndë me dëmtime të mëdha të trurit dhe reagim vetëm ndaj dritës.
“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar në terapinë intensive në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet gjendje shumë e rëndë dhe me prognozë shumë të rëndë”, bëjnë me dije burime zyrtare nga spitali për Euronews Albania.
Fatos Nano, 73 vjeç pre kohësh vuan nga probleme të mushkërive.
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me debatin për mosluajtjen