AA
Qeveria e obligoi MPB-në në bashkëpunim me ISHK, ISHMJ dhe ISHSSH, ISHP që menjëherë të fillojnë mbikëqyrje të koordinuar inspektuese të jashtëzakonshme në Qytetin e Shkupit dhe NP Higjiena Komunale
Në lidhje me problemin e mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi konkluzat e mëposhtme:
Obligohet Inspektorati Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas kompetencave të tyre ligjore, që menjëherë të fillojnë mbikëqyrje të koordinuar inspektuese të jashtëzakonshme në territorin e Qytetit të Shkupit, me qëllim të konstatimit të situatës me mbeturinat komunale dhe lloje të tjera të mbeturinave dhe ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të përshtatshme.
Gjithashtu, obligohet edhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ndërsa u bën thirrje sektorit të inspektoratit të Qytetit të Shkupit, që të veprojnë sipas kompetencave ligjore dhe të shqyrtojnë punën e NP Higjiena Komunale-Shkup dhe të kryetarit të Qytetit të Shkupit lidhur me mosmbledhjen e mbeturinave komunale, e cila shkakton rrezik për shëndetin e njerëzve.
Situata është alarmante dhe megjithëse kompetenca është e Qytetit të Shkupit, për shkak të mosveprimit të vazhdueshëm, i bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë menjëherë sipas konkluzave të Qeverisë.
Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët
VLEN vlerëson se Marrëveshja e Ohrit është arritje e të gjithë shqiptarëve dhe jo pronë e një partie politike. Në
Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se këtë fundjavë që vjen, përkatësisht më 27.06.2026 (e shtunë) dhe 28.06.2026 (e diel), në