AA
Nga Prokuroria Publike njoftojnë se drejtori i “Higjienës Komunale” i cili u ndalua dje është ende në stacionin policor.
“Të dyshuarit Rustemi dhe Saiti ndodhen në stacionin policor Gazibaba dhe afati 24-orësh për ndalim policor është ende në fuqi ndërsa po përgatiten kallëzimet penale, njoftojnë nga prokuroria për “Telma”.
Pas ngritjes së kallëzimeve penale, zyrtarisht hapet një hetim në kuadër të të cilit, nëse prokuroria e konsideron të përshtatshme, mund të kërkohen masa për të siguruar praninë e të dyshuarve.
Sabahudin Rustemi është drejtor i Higjienës Komunale të Shkupit, ndërsa i ndaluari i dytë, Aki Saiti, është udhëheqës i sektorit të menaxhimit të mbeturinave në ndërmarrjen publike të Shkupit.
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Arbëria”, Bekim Fazliu, ka akuzuar BDI-në për qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e propozuar për mbajtjen
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet
Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të mund të vazhdojnë të punojnë në ushtri edhe pas moshës 45-vjeçare, deri