AA
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se interesimi për vaksinim kundër gripit sezonal po rritet vazhdimisht. Sipas MSH-së, deri më tani janë regjistruar mbi 70 mijë qytetarë, ndërsa më shumë se 22 mijë persona janë tashmë të vaksinuar në mbarë vendin.
Vaksinimi, siç theksohet në kumtesë, po zhvillohet në 35 pika vaksinimi, prej të cilave pesë ndodhen në Shkup. Të gjithë qytetarët e interesuar mund të paraqiten përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut të tyre amë.
“Në organizim të Ministrisë, ekipe preventive nga institucionet shëndetësore në mbarë vendin po vazhdojnë me vaksinimin në terren dhe në kushte shtëpie për personat e moshuar dhe të palëvizshëm, si dhe për personat me aftësi të kufizuara”, shtojnë nga MSH.
Me vaksinim falas janë përfshirë kategoritë e rrezikuara të popullsisë, siç janë: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, personat e vendosur në institucione për mbrojtje sociale të të moshuarve dhe punonjësit në këto institucione.
VLEN ka reaguar ndaj BDI-së, duke deklaruar se drejtuesit e saj duhet të japin llogari për humbjet në zgjedhjet lokale
Në 24 orët e fundit (deri në orën 7:30 të mëngjesit), janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në ambiente të hapura,
Me mbajtjen e seancës së sotme të Punës të Këshillit të Ambasadorëve, ku do të drejtohet presidenti i Kuvendit, Afrim