Plasin grushtet në “After Party-n” e BBVK2, dyshohet se është rrahur Blero
AA
Mbrëmë u shënua finalja e madhe e spektaklit më të ndjekur në vend “Big Brother VIP Kosova 2”. Me t’u pozicionuar 4 finalistët në vendet e tyre sipas votave të publikut, duke e renditur Lumbardhin si fitues të çmimit të madh prej 144 mijë eurove, finales iu pasua edhe një “After Party”, siç e do zakoni i këtij formati.
Por, siç bëjnë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit, jo gjithçka shkoi mirë në ndejën e organizuar për pjesëmarrësit e këtij edicioni të dytë, të cilët me vete duket se kishin edhe personat e zemrës.
Bëhet fjalë për Bleron, i cili dyshohet se u konfrontua fizikisht me sigurimin e KlanKosovës.
Sipas burimeve të Sinjalit, përleshja dyshohet se ndodhi pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros, me ç’rast ky i fundit ka ndërhyrë.
Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve për të cilat do t’iu mbajmë të informuar.
Policia Financiare ngriti kallëzim penal kundër pesë personave
Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive, nën dyshimin për mashtrim, pastrim parash,
Bekim Qoku pas vendimit në Hagë numëron të
Deputeti i VLEN, Bekim Qoku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të
Bekim Sali pas aktgjykimit në Hagë: Lufta e
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të