AA
Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) kanë përfunduar me sukses garën ushtarake “Triumfi Dardan 2025”, një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në kushte të vështira terreni dhe që synon testimin e aftësive fizike, mendore dhe taktike të pjesëmarrësve.
Në këtë patrullë morën pjesë gjithsej 27 kadetë, të ndarë në tri skuadra, ndërsa veçanërisht u vlerësua pjesëmarrja e skuadrës nga Akademia Ushtarake e Turqisë, e cila solli një dimension ndërkombëtar të bashkëpunimit ushtarak, përcjell Telegrafi.
Sipas organizatorëve, përfshirja e kadetëve turq përfaqëson një shembull të shkëlqyer të partneritetit ushtarak mes Kosovës dhe Turqisë, duke forcuar miqësinë dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet dy ushtrive mike.
Ky aktivitet, përveç që shërbeu për zhvillimin e aftësive profesionale dhe disiplinës ushtarake, theksoi rëndësinë e sfidave të përbashkëta në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe profesionalizmit të përbashkët ndërmjet institucioneve arsimore ushtarake.
Në përmbyllje të garës, të gjithë kadetët – përfshirë edhe pjesëmarrësit nga Akademia Ushtarake e Turqisë – u vlerësuan për përkushtimin, vendosmërinë dhe shpirtin garues të treguar gjatë gjithë aktivitetit.
Kuvendi, në seancën e sotme të 98-të, miratoi disa zgjidhje legjislative me procedure të shkurtuar, duke përfshirë ndryshime në ligjet
Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit