AA
Filantropi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se prioritetet globale duhet të ndryshojnë urgjentisht, pasi “uria dhe sëmundjet janë dy nga problemet më të mëdha dhe më të neglizhuara të njerëzimit”. Në një shkrim të publikuar së fundmi, Gates thekson se megjithëse ndryshimet klimatike janë shqetësuese, ato “nuk do të çojnë në zhdukjen e njerëzimit”, ndërsa pasojat e urisë dhe mungesës së kujdesit shëndetësor po marrin jetë çdo ditë, shkruan A2 CNN.
Sipas tij, shumë nga investimet në luftën kundër ndryshimeve klimatike janë “të kushtueshme, të diskutueshme dhe joefektive”, ndërkohë që fondet duhet të përqendrohen tek programet humanitare që shpëtojnë jetë. Gates kërkon që filantropët dhe qeveritë të rishikojnë shpërndarjen e burimeve dhe të vendosin në qendër “parandalimin e vuajtjes njerëzore”, veçanërisht në vendet më të varfra.
Ai kritikoi gjithashtu shkurtimet e administratës së presidentit Donald Trump ndaj USAID-it, të cilat kanë ndikuar në ndalimin e ndihmave ushqimore e mjekësore për miliona njerëz. Gates solli shembullin e një fëmije 10-vjeçar nga Sudani i Jugut që humbi jetën pasi nuk mori mjekimin kundër HIV-it, pas ndërprerjes së ndihmave.
Në prag të samitit global COP30, Gates apelon që investimet të ridrejtohen drejt luftës kundër urisë dhe sëmundjeve, duke theksuar se “suksesi i vërtetë matet me jetët e shpëtuara, jo me deklaratat politike për klimën”.
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet
Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të mund të vazhdojnë të punojnë në ushtri edhe pas moshës 45-vjeçare, deri
Nga sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa imunizimi pa pagesë është i destinuar për