AA
Kandidati për edhe një mandat si kryetar komune në qytetin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, bëri thirrje deri te të gjithë qytetarët që në mënyrë masive të dalin të realizojnë të drejtën e tyre të votës të dielën më 2 nëntor.
Kumanova meriton vazhdimësi dhe jo improvizim thotë Dimitrievski. Qëllimi i tij siç thotë, është të punojë në mënyrë të barabartë si për qytetin ashtu edhe për fshatrat e Kumanovës.
“Vetëm një gjë është e qartë, të gjithë më thonë se po punoj, por unë kam për qëllim që së bashku me ju të vazhdoj të punoj. Këtë e kam bërë në tetë vitet e kaluara, kam realizuar mbi 800 projekte dhe nëse e fitoj mbështetjen tuaj të dielën, do të vazhdoj që këtë numër ta dyfishoj. Ka probleme në qytet, ka pasur edhe në të kaluarën por puna ime është të ulë numrin e problemeve. Për shkak se ju dua të gjithë juve dhe e dua qytetin tonë, ju thërras që të dilni të dielën në mënyrë masive, ta jepni mbështetjen tuaj për numrin dy për mua, për kryetarin tuaj Maksim Dimitrievski. Sepse edhe Kumanova e di edhe Maqedonia e di”, tha Maksim Dimitrievski – Kandidat për kryetar të Kumanovës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin
Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku
Anëtarësimi në NATO është rezultat i politikave sstrategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa dekadat e fundit, deklaroi