AA
Angela Martini, ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Universe”, është sërish beqare. Modelja ka vendosur t’i japë fund martesës me Drago Savulescu pas shtatë vitesh.
Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, Angela paraqiti kërkesën për divorc të enjten në gjykatë, duke cituar si arsye “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme”.
Në dokumente, ajo ka shënuar datën 24 tetor si ditën e ndarjes.
Çifti, që u martua në dhjetor të vitit 2017, ka një djalë trevjeçar, Kyree Martini Savulescu, për të cilin Angela kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike.
Modelja gjithashtu ka kërkuar që ish-bashkëshorti i saj, i cili është aktor dhe producent në Hollywood, t’i paguajë pension ushqimor.
Angela Martini fitoi titullin “Miss Universe Albania” në vitin 2010 dhe përfundoi në vendin e gjashtë në garën botërore të atij viti, rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë nga një përfaqësuese shqiptare në këtë kompeticion.
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë