AA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në takimin e sotëm me partitë politike, ka thënë se ka pasur qëndrime që s’mund të krijohet shumica për qeveri dhe kishte qëndrime që duhet takuar përsëri për të parë mundësinë për propozimin e një mandatari të ri.
Osmani ka thënë se do të pres deri me datën 5 nëntor kur edhe s’kadon afati kushtetues për caktimin e mandatarit të dytë dhe do të takojë këdo që ka gatishmëri për të bërë shumicën.
“Besoj i keni dëgjuar partitë për qëndrimet e tyre. Disa kishin që s’mund të krijojnë shumicë, kishte qëndrime që dëshirojnë të takohemi sërish për të parë mundësinë e propozimit të një mandatari të ri. Sipas Kushtetues ne i kemi dhjetë ditë, afati s’kadon deri më 5 nëntor. Deri me atë datë do të kontaktoj me kryetarë te partive. Do të jem në komunikim me ta, dhe kushdo që ka gatishmëri për takim për të parë nëse ka mundësi për caktim të një madatari të tjetër, i pres në takim”, ka thënë Osmani.
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë