AA
Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Edi Rama.
Ahmeti shkruan se me Nanon e lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që sipas tij lindi në kohëra sfidash.
Ndërsa po ashtu shkruan se Nano ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.
Më tej ai iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan.

Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira, Fatos Nano. Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët.
Fatosi ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.
Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan.
U prehtë në paqe miku im, Fatos Nano. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë.
„Er Traktorët“ e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) po intervenojnë në shuarjen e zjarrit në malin Kitkë, ku janë
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në seancën e sotme e miratoi dhe e përcolli për procedurë të
Kryetari i studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Besar Sejdi, ka kundërshtuar zgjidhjen e propozuar nga Ministria e Drejtësisë