AA
Mbrëmë është lëshuar penda nga liqeni i Ujmanit, ku sasi e madhe e ujit ka shkuar mbi lumin Ibër, duke dëmtuar mjetet dhe vendpunishten ku ndërtohej ura për këmbësoret në Mitrovicë.
Ujë shkakto dëme të mëdha materiale në vendpunishten ku ndërtohej ura e cila bashkon jugun me veriun.
Pronari i kompanisë i cili po ndërton këtë urë, Jahin Nimani i ka thënë mediave, se uji i ka marrë të gjitha dy ekskavatorët dhe të gjitha maçinat me të cilat është punuar aty, ku dëmet arrijnë shumën mbi 2 milionë euro.
“Çdo gjë që ka pas këtu e ka dërguar teposhtë. Penda që është në Ujman, e kontrollon shteti dhe çdokush që e ka bërë këtë duhet të jap përgjegjësi para drejtësisë. Askush nuk na ka paralajmëruar për këtë. Ekskavatorët nuk mund t’i nxjerrim pasi uji është mbi 2 metër e gjysmë”, tha ai.
Kuvendi, në seancën e sotme të 98-të, miratoi disa zgjidhje legjislative me procedure të shkurtuar, duke përfshirë ndryshime në ligjet
Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit