AA
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një thirrje publike drejtuar bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale që do të mbahen më 9 nëntor 2025 në disa komuna të Kosovës, përfshirë Mitrovicën, Prishtinën, Pejën dhe Gjakovën.
Në një postim në rrjetet sociale, Gërvalla ka kujtuar mërgimtarët se afati i fundit për dërgimin e zarfeve me votën përmes postës është 8 nëntori.
“Ju lutem dërgoni zarfin tuaj më së voni deri më 8 nëntor, sigurohuni që KQZ-ja ju ka dërguar me kohë zarfin me fletëvotimin dhe për të gjitha detajet e tjera ndiqni linkun në faqen zyrtare të KQZ-së,” – ka shkruar ajo, duke përfshirë edhe numrin kontaktues të KQZ-së në Viber/Whatsapp: +38346610061.
Gërvalla theksoi se çdo votë nga diaspora është vendimtare për zhvillimin e komunave dhe të vetë Kosovës.
“Secila votë e juaja është e domosdoshme dhe e rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e komunës tuaj, por edhe për zhvillimin e të gjithë Kosovës,” – ka përfunduar ministrja.(INA)
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë