AA
Mediumi i njohur “Sky Sport” ka bërë të shtunën një analizë për befasitë e këtij sezoni në Premier League.
Prej ekipeve që nuk është pritur të jenë lartë në tabelë në fillim të këtij edicioni janë Sunderlandi dhe Bournemouthi.
Sunderlandi pas nëntë ndeshjeve ka grumbulluar 17 pikë, ndonëse sivjet e siguroi Premier Leaguen pas shtatë vjetësh mungesë.
Bournemouthi e ka një pikë më shumë.
Në shkrimin e gjatë të publikuar të shtunën për sukseset e të dyja skuadrave, “Sky Sport” e ka përmendur edhe Granit Xhakën.
Kjo skuadër është pesë herë kampion në elitën angleze, ndonëse titulli i fundit i fituar është në vitin 1936. Sunderlandi është edhe fitues i Kupës FA dy herë, së fundmi në vitin 1973.
Shitja më e madhe e klubit është Jobe Bellingham që u transferua te Dortmundi për 30 milionë euro.
“Granit Xhaka u ble me çmim të mirë prej 15 milionë eurove.
Mesfushori u transferua nga Leverkuseni në verë. U tall me komente nga tifozët gjatë prezantimit, por tani futbollisti i Zvicrës po shkëlqen.
Jo vetëm për shkak të tri asistimeve të tij. Ai është transferimi më i mirë i sezonit”, ka shkruar “Sky Sport”.
Xhaka është lojtari më i moshuar në skuadër dhe bashkë me ish-bashkëlojtarin te Leverkuseni, Nordi Mukiele, sjellin eksperiencë në skuadër.
Ndeshja e radhës për Sunderlandin është të hënën në shtëpi ndaj Evertonit.
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë