AA
Simpatizantë të LSDM-së nga Kërçova, të motivuar nga takimi me ish-liderin socialdemokrat dhe ish-kryeministrin Branko Crvenkovski, kanë bërë gjithçka që në këtë qytet të fitojë kandidati maqedonas në zgjedhjet lokale – pohon Goran Karafiloski, aktivist i njohur i LSDM-së në Kërçovë, përcjell INA.
Karafiloski, ish-sekretar i organizatës komunale të LSDM-së dhe drejtor i një shkolle, publikoi në Facebook një fotografi ku shihet Crvenkovski në shoqërinë e bashkëpartiakëve nga Kërçova, për të cilët ai shkruan se kanë punuar aktivisht “që të fitojë një maqedonas dhe të vihet fund pushtetit të shfrenuar të BDI-së”.
Në komente të shumta, qytetarë nga Kërçova kanë shprehur se paraqitja e Crvenkovskit i ka motivuar fuqishëm, ndërsa disa kanë thënë se “hija e tij është ende e madhe”.(INA)
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski njoftoi se deri në fund të vitit pritet të fillojë procesi i zgjerimit
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar analizën më të fundit financiare për vitin 2025, e cila nxjerr në
Nga Shkupi vjen edhe rroga rekord absolut në vend prej pak më pak se 190.000 euro në muaj bruto e