AA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj një rasti të rëndë të ndodhur së fundmi, ku një qytetar serb i Kosovës është plagosur dhe më pas është rrëmbyer nga autoritetet serbe.
Në një postim në Facebook, presidentja Osmani e ka quajtur këtë akt “dëshmi shtesë të qasjes hegjemoniste të Serbisë”, duke theksuar se regjimi i Aleksandar Vuçiqit po ndëshkon çdo zë që guxon të flasë të vërtetën.
“Serbia, e cila çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, ka plagosur dhe më pas ka kidnapuar një qytetar serb të Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga bota demokratike për të ndaluar agresionin e Serbisë, duke paralajmëruar se këto veprime përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Presidentja po ashtu ka bërë thirrje për unitet të brendshëm politik në Kosovë:
“Skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla.”(INA)
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski njoftoi se deri në fund të vitit pritet të fillojë procesi i zgjerimit
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar analizën më të fundit financiare për vitin 2025, e cila nxjerr në
Nga Shkupi vjen edhe rroga rekord absolut në vend prej pak më pak se 190.000 euro në muaj bruto e