
Parashikimi i motit për sot
Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në lindje do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -4 deri në 5 gradë, ndërsa ato të ditës nga 9 deri në 17 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriperëndimore.Temperatura do të jetë nga -2 deri në 14 gradë.