AA
Futbollisti i talentuar Albion Jashari po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin e KF Shkëndija – të Rinjve U-18, ku deri më tani ka realizuar 12 gola, duke u renditur golashënuesi më i mirë i Super Ligës së të Rinjve të Maqedonisë së Veriut.
Vetëm 18-vjeçar, Jashari është pjesë e Akademisë së klubit tetovar prej katër vitesh, periudhë gjatë së cilës është etabluar si një nga qendërsulmuesit më të dalluar të gjeneratës së tij. Me lojën e tij inteligjente, teknikën e lartë dhe ndjesinë e saktë për gol, ai bashkë me ekipin dhe lojën unike kanë arritur që disa herë Shkëndija të shpallet kampion i Maqedonisë së Veriut në Super Ligën e të Rinjve.
Albion Jashari po rritet si një emër premtues i futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. (INA)

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në
Ish-zv.kryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, në një deklaratë për sdk.mk ka bërë të ditur se ka
Kompania OKTA informon se nga sot mundëson zbritje për të gjithë furnizuesit e saj për karburantin dizel, e cila do