AA
Në Qendrën Klinike të Tuzllës të enjten në mbrëmje ka ndërruar jetë një person tjetër, duke e çuar numrin e të vdekurve nga zjarri që më 4 nëntor kaploi shtëpinë e pleqve në Tuzlla në 13.
Kjo u bë e ditur të premten mëngjesin e 7 nëntorit nga ky institucion shëndetësor.
Sipas rezultateve preliminare të autopsive të kryera deri më tani, të cilat mjekët ia kanë komunikuar gojarisht Prokurorisë, 11 persona kanë vdekur si pasojë e mbytjes, pra helmimit nga monoksidi i karbonit.
Nga Prokuroria e Kantonit të Tuzllës u bë e ditur më 6 nëntor se hetimi në vendngjarje ka përfunduar dhe se ky institucion do t’i dorëzojë raportet në periudhën e ardhshme Sektorit të Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij kantoni.
“Rreth shkaqeve të zjarrit do të informojmë publikun pasi të analizohen raportet dhe gjetjet e ekspertëve dhe hetuesve”, tha prokuroria në këtë katon.
Në Tuzlla janë shpallur katër ditë zie.
Drejtori i shtëpisë së pleqve në Tuzlla, Mirsad Bakalloviq, dha dorëheqjen më 5 nëntor.
Ky institucion financon vetë veprimtarinë nga të ardhurat që siguron dhe, sipas deklaratës së drejtorit dhënë për N1 në janar, shtëpia e pleqve nuk merr para nga asnjë buxhet.
Qyteti i Tuzllës është pronar i ndërtesës së shtëpisë së pleqve dhe emëron menaxhmentin, por nuk ka subvencione ose fonde nga buxheti.
Kryeministri i Federatës, Nermin Nikshiq, premtoi ndihmën e Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës për kujdesin e personave të vendosur në shtëpinë e pleqve. /REL
Një incident i dhunshëm ka ndodhur të shtunën mbrëma para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një punëtor sigurie
Deri në fillim të javës së ardhshme pritet të kompletohet përbërja parlamentare, pas zgjedhjes së disa deputetëve për kryetarë komunash
Luana Vjollca ndau një fotografi nga palestra, ku shihet se aty është e vetmuar dhe nuk pa asnjë person tjetër.