Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Mallkimet e Heronjve
Maqedoni

Mallkimet e Heronjve

November 7, 2025

AA

Shkruan: Vjosa Bajrami

“Arti asnjëherë nuk lind nga lumturia.” As mallkimet. Nëse kërkon artistët më të mirë,
kërko në vendet që kanë histori të ngopura me dhimbje dhe sakrifica. Në vendet që kanë
derdhur gjak vetëm për të ruajtur tokën e tyre, për të vërtetuar se nuk janë ata alienët
ekzotikë që luftojnë për pronën e huaj.
Historia, për shumëkënd, tingëllon si diçka monotone, e bezdisshme ndoshta sepse ne
nuk ishim të detyruar të mbanim armët e ftohta, që për disa peshojnë më shumë se vetë
trupi i tyre. Na dridhen duart vetëm nga imazhi i frikshëm që fshihet pas saj. Sa të dobët
jemi bërë.
Sa hap sytë në mëngjes, shikoj qiellin dhe buzëqesh. Nuk më intereson nëse është me
humor të mirë, me atë buzëqeshje që s’mund ta shohësh, sepse të verbëron nga ndriçimi,
apo nëse duhet të hap ombrellën për t’u mbrojtur nga të qarët në formë shiu, ndonjëherë
edhe të ngulfasin mes reve me pamje të vëngër.
Sapo kaloj lagjen time, ndjej erën e karbonit të veturave të vjetra, atyre që duken sikur
janë prodhuar para mijëra shekujsh. Pastaj shfaqet mjegulla, si perde e dendur që e shohn
vetëm pleqtë me shikim të dobët në të shtatëdhjetat. Në rrugët e qytetit sundojnë veturat
nga më të ndryshmet; kanë aq shumë pushtet, sa nuk lënë asnjë trotuar për këmbësorët e
zakonshëm.

Në vjeshtë bie maska e bukurisë, ajo që zakonisht e lyen natyra gjatë pranverës e verës.
Çdo gjë që sheh është qyteti lakuriq, me të metat e tij të përjetshme. Dimrit, sado pak,
bora përpiqet që t’i përqafojë plagët dhe të metat e tij, që ngjason me utopitë mashtruese
të krijuara nga politikanët në prag zgjedhjesh.

Kur kaloj pranë shtëpive të qytetit, më mirë të mos i quaj kasolle mesjetare të
komuniteteve të shtypura, me ngjallin neveri. Gjendja e mjerueshme në të cilën frymojnë,
është plagë që digjet para syve. Në qytetin tim, sheh kontrastin më grotesk dhe tronditës
që mund të përfytërojë njeriu: në të njejtën lagje jetojnë dy botë- vila e të pasurve dhe
shtëpia që do të shembej me një tërmet prej vetëm 6.8 shkallësh.
Arti i mospërfilljes mbretëron. Ajri ngulfatës, depresioni i fshehur në rininë, fëmijët e
uritur, janë pjesë e karikaturës së krijuar me vite që evolon vazhdimisht.
E të mos përmendim kryeqytetin e famshëm. Dikur statuja e luanit kinse tërhiqite
vëmendjen e turistëve të hutuar, tani, vëmendjen e marrin mbeturinat dhe erërat që të
ngulfatin sahere kalon andej. Organet ‘kompetente’ luajnë ping-pong me përgjegjësinë
për pastrimin e qytetit.
Dhe ja, qershia mbi tortë: dy pallatet e rrjetit të bordellos. Njëri quhet Qeveri, tjetri
Kuvend. Të dy historikisht të njohur për prostitucionin ligjor më të suksesshëm që njeh
vendi, një rekord botëror, pa asnjë mundësi falimentimi, pavarësisht përpjekjeve të
ndërhyrjes nga ‘planeti’ Evropa, që ende duket e pafajshme dhe e shenjtë.
Ajo që i bën të veçantë aktorët e udhëheqjes është oratoria e e fuqishme, që do ta kishin
zili edhe Demostheni apo Isokrati. Mirëpo banorët nuk ndihen aspak krenarë me ta, edhe
pse i paguajnë deri atë pikë ku i kushtojnë edhe ëndërrat, duke i parë të maskuarit, ashtu
të rraskapitur nga të njejtat fjalime boshe. Zhgënjyese është kur i thurin çdo herë elozhe
vrasësve të fshehtë, klasa naive dhe e pashpresë.
Kur vjen koha e zgjedhjeve për anëtarët e bordellos që kanë shitur veten më së shumti,
ata shfaqin një sërë filmash në formë narrative, me kushtet më tërheqëse, në rast se
votuesit ua japin votën.

Në ditën e “fitores”, ata ngrejnë dolli, ndërsa votuesit paraprakisht përgatiten për protestat
dhe revoltat e viteve të ardhshme. Sepse këta anëtarë njihen për mosmbajtjen e
premtimeve që japin në fillim.
Fëmijët e kësaj toke brumosen nën ndikimin e lajmeve depresive, vrerës së politikanëve,
mospërfilljes së mësuesve në shkolla, prindërve të dështuar dhe përgatitjes për të migruar
në planetin Evropa.
Më ngjall krupë sa herë që mendoj për këto të meta vrasëse, por qyteti im është mjaft i
fortë për t’i rezistuar çdo barriere, do mbijetojë edhe me këto plagë të hapura.
Por ndoshta këto plagë, nuk janë vetëm tonat. Ndoshta janë mallkimet e heronjve që
prehen në paqe. Ata që dikur dhanë jetën për këto breza, e ne ia kthyem me mijëra
shuplaka në formë zhgënjimi dhe turpi. Duket sikur edhe eshtrat e tyre dridhen nga
zhgënjimi. Hijet e tyre zgjohen në mesnatë, si të kërkonin ta rregullonin krizën vrasëse në
të cilën po zhytemi.
Fjalët e Migjenit ende më sëmbojnë në zemër: ‘Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuej
thellë e ma thellë. Ndoshta ai si dhe të tjerë si Noli e Fishta, po na vështrojnë nga lart, me
trishtim që ndien njeriu kur sheh si një brez shitet lirë. Noli i madhi, është ai falë të cilit
Shqipëria sot feston pavarësinë, ndryshe sot ndoshta do ta lexoja këtë letër në ndonjë
gjuhë tjetër, sllave apo turke, jo shqipe.
Kur ngrejnë flaumrin, shkaktarët e kësaj gjendjeje, është njësoj sikur të vendosësh një
perde të bukur pas së cilës del tymi i zjarrit që po digjet një popull i tërë. Ata luftuan për
identitet, ne luftojmë për vend pune. Ata dhanë jetën, ne shesim veten, për pak pushtet
dhe një karrige në qeveri.
Dhe në këtë paradoks ndoshta qëndron mallkimi ynë më i madh: të mbijetojmë apo të
rebelohesh? T’iu përulesh tradhëtarëve, apo t’i thyejmë zinxhirët?

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

SMS për flamurin reagon Komuna e Çairit: Këto janë manipulime

November 24, 2026
Maqedoni

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë

November 24, 2026
Maqedoni

Ndahet nga jeta zonja Maber Jakupi, anëtare e Grupit të

November 24, 2026
Kosovë

Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë tjetër: Arrestohen katër persona

November 24, 2026
Maqedoni

Nga 3.000 denarë për çdo nxënës të klasës së parë

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5249
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15630
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

SMS për flamurin reagon Komuna e Çairit: Këto

Komuna e Çairit dënon SMS-të e pakonfirmuara për ndalimin e flamujve kombëtarë në shkolla Komuna e Çairit ka reaguar ashpër

Maqedoni

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do

Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) do të zbatojë kontrolle të përforcuara inspektuese tek tregtarët në tërë territorin e vendit me

Maqedoni

Ndahet nga jeta zonja Maber Jakupi, anëtare e

Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të zonjës Maber Jakupi, anëtare shumëvjeçare dhe një ndër

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.