AA
Deri në fillim të javës së ardhshme pritet të kompletohet përbërja parlamentare, pas zgjedhjes së disa deputetëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor.
Komisioni Parlamentar për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në seancën e sotme konstatoi mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. Stojanovski zëvendëson Igor Nikovskin, i cili paraprakisht kishte njoftuar KSHZ-në se nuk e pranon mandatin.
Këta tre deputetë vijnë në vend të Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë të komunave Kisella Vodë, Sopishtë dhe Prilep.
Verifikimi i mandateve të tyre pritet të bëhet në seancën e ardhshme plenare të Kuvendit, që sipas kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, do të mbahet më 10 ose 11 nëntor.
Zëvendëskryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri, njoftoi në komision se, në bazë të procedurës së zhvilluar dhe sipas nenit 153 dhe 153-a të Kodit Zgjedhor, për pjesën e mbetur të mandatit deputetë bëhen:
KSHZ-ja ka lëshuar certifikatat për tre deputetët e rinj dhe ka dorëzuar raportin përkatës në Kuvend.
Nënkryetari i BDI dhe kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani pas humbjes së garës zgjedhore ka dal
Një incident i dhunshëm ka ndodhur të shtunën mbrëma para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një punëtor sigurie
Luana Vjollca ndau një fotografi nga palestra, ku shihet se aty është e vetmuar dhe nuk pa asnjë person tjetër.