AA
Gazetari Baton Haxhiu ka qenë më i rezervuar në dhënien e informacioneve për Exit Poll-in që Albanian Post është duke e realizuar në shtatë komuna.Haxhiu nuk i zbuloi as komunat ku janë duke e zhvilluar Exit Poll-in dhe as ato ku ka befasi derisa paralajmëroi se të gjitha këto do të mësohen në orën 19:01 në T7.
“Sot në orën 19:01 do t’i kemi rezultatet në shtatë komuna, të cilat janë më kryesoret, nuk po e them në cilat as nuk dua që pastaj dikush si herën e kaluar që të ndërhyjë brutalisht në proces ose t’iu bëjë presion mbi anketuesit dhe do të jem i kujdesshëm që të gjitha gjërat t’i themi në 19:01”.
I pyetur për rezultatet në orën 16:20 nga anketat, Haxhiu tha se aktualisht s’e kanë projeksionin.
“Nuk dua të them në cilat komuna ka ende betejë, por megjithatë është interesant se ku janë shtabet e orientuara dhe një betejë ekziston. Rezultatin e orës 16:00 e kemi, por projeksionin se si do të duket për dy respektivisht tri komuna mund ta themi rreth orës 17:30 atëherë i afrohemi rezultatit final. Edhe pse rezultati mund të jetë më i ngushtë, por s’besoj që do të ketë befasi në orën 16:00”.
Ndërkaq i pyetur për komunën e Mitrovicës së Jugut ku në raundin e parë pati huqje nga Exit Poll-et, Haxhiu tha s’mund të flasë për asnjë komunë.
Doganierët në Greqi do të mbajnë grevë më 27 korrik, ndërsa pikat kufitare do të jenë të mbyllura për gjithsej
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se situata e krijuar në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve
Të shtunën në mbrëmje është mbajtur ceremonia solemne e hapjes së edicionit të katërt të garave kuranore ndërkombëtare, organizuar nga