AA
Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka shënuar fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale të zhvilluara këtë të diel. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij ka fituar 7 komuna: Pejë, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Kamenicë dhe Shtime. Kurti theksoi se kjo fitore është rezultat i besimit të qytetarëve dhe e konsideroi si një mesazh të qartë për përfaqësimin lokal.
Në të njëjtën kohë, në Mitrovicën e Jugut, kandidati i VV-së, Faton Peci, ka dalë fitues në balotazh duke siguruar 53,54% të votave ose 17,369 vota, ndërsa kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, mori 46,46% ose 15,074 vota.(INA)
Të dhënat më të reja të publikuara nga Eurostat tregojnë se ekzistojnë dallime të mëdha në numrin e orëve të
Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj mënyrës së transmetimit të Kampionatit Botëror në Futboll, duke akuzuar Qeverinë se po favorizon interesat
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi për disa raste të dhunës në familje të regjistruara gjatë 11 dhe 12 qershorit