AA
Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi se sanksionet amerikane ndaj gazit dhe naftës ruse nuk do të zbatohen për Hungarinë, për sa kohë ai është kryeministër dhe Donald Trump president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Orban shtoi se ka diskutuar drejtpërdrejt me Trump për përjashtimin e Hungarisë nga këto sanksione dhe e përshkroi marrëveshjen si një nga bisedimet më të rëndësishme të vitit.
Ai theksoi se nëse sanksionet do të hynin në fuqi, kostot e shërbimeve komunale do të dyfishoheshin ose trefishoheshin, ndërsa çmimi i karburantit do të rritej për 2,5 euro për litër deri në Krishtlindje.
“Do të ishte një katastrofë e vërtetë. Arritëm ta parandalojmë këtë rrezik, në mënyrë që familjet hungareze të kenë një Krishtlindje të qetë dhe të kënaqshme”, deklaroi Orbán.
Një zënkë verbale ka eskaluar në dhunë fizike brenda hapësirave të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, duke detyruar autoritetet policore të
Një 66-vjeçar nga Kumanova, i cili kishte edhe sëmundje shoqëruese, është viktima e fundit nga ethet e Nilit Perëndimor në
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, priti në takim pune ambasadorin e Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut, Zoran Milaniq,