Inzagi: Sçezni mbajti lojën e hapur, Jan Zomer ishte në pushim
Simon Inzagi ka thënë se Interi dominoi Juventusin dhe vetëm pritjet e ‘të jashtëzakonshme’ të Vojçiech Sçezni e mbajtën rezultatin e hapur, ndërsa shtoi se është një hap rrugë e gjatë drejt Skudetos. U desh një autogol nga Federiko Gatit, që ndeshja të vendosej.
“Ne morëm një fitore, një fitore të rëndësishme dhe plotësisht të merituar që e donim me të gjithë skuadrën. Mënyra se si u përgatitëm, luajtëm dhe kontrolluam lojën, jemi shumë të lumtur. Tifozët na shtynë nga ngrohja deri në fishkëllimin e fundit. Megjithatë, është vetëm një hap drejt një rrugë të gjatë. Juve dhe Milani nuk do të dorëzohen. Shçezni e mbajti lojën të hapur me pritjet e tij të jashtëzakonshme ndaj Arnautoviç dhe Barella, por pashë ekipin tim të përqendruar, ne i lejuam Juventusin vetëm një kundërsulm në 95 minuta. Jan Zomer pushoi pak këtë mbrëmje”, deklaroi Inzagi.