AA
Thashethemet për rikthimin e Leo Messit te Barcelona janë rikthyer fuqishëm pas publikimit të një serie fotosh nga vetë argjentinasi në stadiumin e rinovuar “Camp Nou”, me mbishkrimin emocional: “Do të kthehem një ditë, jo vetëm për të thënë lamtumirë”.
Aktualisht, Messi luan për Inter Miami në MLS dhe ka ndezur shpresat e tifozëve për një rikthim simbolik te klubi ku u bë legjendë. Në moshën 38-vjeçare, argjentinasi duket i gatshëm të mbyllë karrierën me një rikthim në “shtëpinë” e tij të vjetër.
Barcelona po shqyrton mundësinë e këtij rikthimi, megjithëse pengesat financiare dhe rregullat për lojtarët jashtë Bashkimit Evropian e bëjnë çështjen të ndërlikuar. Një nga opsionet që po diskutohet është përdorimi i “Ligjit Beckham”, që lejon lojtarët e MLS të bashkohen përkohësisht me klube evropiane gjatë pushimit të sezonit amerikan.
Nëse Inter Miami jep pëlqimin, Messi mund të rikthehet për disa muaj në “Camp Nou” në merkaton e janarit, përpara se të vendosë për të ardhmen e tij përfundimtare si lojtar, simbol apo ambasador i klubit.
Ky rikthim do të kishte një vlerë të madhe sportive dhe emocionale për Barcelonën, duke forcuar lidhjen me tifozët dhe duke sjellë përvojë në dhomën e zhveshjes.
Në çdo rast, mundësia e rikthimit të Messit mbetet një skenar që emocionon gjithë botën e futbollit dhe mund të realizohet më shpejt nga sa pritet.
Gordana Siljanovska-Davkova priti në takim ambasadorët austriakë nga Evropa Juglindore, të cilët po marrin pjesë në një konferencë rajonale të
Moti sot do të jetë me vranësira mesatare me periudha me diell, ndërsa pasdite kryesisht në pjesët perëndimore me kushte
Sot në Shkup pritet të mbahet një protestë e madhe e organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), me