AA
Shaqir Lutvija është dënuar me 10 vjet burgim për krime lufta nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Aktgjykimi ndaj Lutvijës është shpallur të martën nga trup gjykues.
Ai është shpallur fajtor për krime lufte, i cili në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë viteve 1998-1999, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë.
Lutvijës do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 14 tetori 2023 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mirëpret aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Sh.L.
Sipas aktakuzës së ngritur më 04 shtator 2024, Sh.L., në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë viteve 1998-1999, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përkushtimin në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, me qëllim të garantimit të drejtësisë për viktimat dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/sistemiprokurorial/posts/122236080896037625?ref=embed_post
Kryetari i partisë VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se lufta kundër kredive të shpejta dhe industrisë së kumarit ka nisur
Menduh Thaçi u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në kongresin e 9-të partiak. Në fjalën e tij para delegatëve
Sot është përkujtuar e vepra e vëllezërve Kiril dhe Metodi, për të cilët është theksuar se janë ideologë themelues të